
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se kjo parti nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare dhe asnjë nga deputetët që kanë mbajtur pozita ministrore në Qeverinë Kurti II.
Sipas Çitakut ka një arsye të fortë pse Partia Demokratike nuk e voton Haxhiun.
“Arsyeja e vërtetë, së paku për Partinë Demokratike të Kosovës, nuk është subjektive, ne e kemi një qëndrim parimor: ne nuk votojmë për asnjë ministër i cili ka shërbyer në kabinetin e Kurti II. Këtë ia kemi thënë edhe në takim, ia ka thënë shumë qartë kryetari Memli Krasniqi Albin Kurtit në takim”.