
Moskonstituimi i Kuvendit është një krizë serioze kushtetuese dhe institucionale, dhe zgjidhja e saj nuk mund të vonohet më, kështu reagon lideri i AKR-së Behgjet Pacolli në një postim në Facebook.
Në reagimin e tij Pacolli shkruan se moskonstituimi i Kuvendit është një problem serioz dhe kërkon përgjigje të menjëhershme dhe vendimarrje të guximshme.
“Nëse kandidatja e propozuar për kryetare Kuvendi nuk gëzon konsensus ose krijon përplasje politike, atëherë ajo është dashur të tërhiqet menjëherë për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje të re dhe funksionale.
Nuk kuptohet se si kandidatja nuk ka reflektuar pas gjithë këtyre refuzimeve të njëpasnjëshme. Kur një person refuzohet tetëmbëdhjetë herë për të njëjtin post, është e qartë se nuk është e dëshiruar – as nga opozita, ndoshta as nga një pjesë e vetë mazhorancës.”- shkruan Pacolli.
Pacolli thot se ka frikë se qytetarët ende nuk e kanë kuptuar se partia fituese e zgjedhjeve po e trajton Kosovën siç e trajtojnë hijenat viktimën./rtvmalisheva/