
Pas shpëthimit të gripit të shpendëve (H5N1) në një fermë komerciale në shtetin Rio Grande të Brazilit, i konfirmuar më 16 maj 2025 nga autoritetet braziliane,Kosova ndalon importin e mishit të pulës dhe produkteve të tjera të shpendëve nga ky vend.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin se ky vendim synon të mbrojë shëndetin publik dhe të parandalojë përhapjen e mundshme të sëmundjes në territorin e Kosovës.
Nga sot 20 maj 2025 ndalimi do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, gjithmonë bazuar në situatën epidemiologjike në Brazil dhe rivlerësimit të rrezikut nga AUV./rtvmalisheva/