
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të reflektojë dhe të zhbllokojë situatën në mënyrë që të konstituohen insitutcionet.
Çitaku para mediave tha se nuk i komentojnë dëshirat e deputetit Kurti, pasi sipas saj, PDK vlerëson realitetin politik në Kuvend.
Kështu ka deklaruar Çitaku pas dështimit për të 19-në herë të seancës konstituive.
“I bëjmë thirrje deputetit Kurti që të reflektojë, të zhbllokojë situatën në mënyrë që institucionet të konstituohen… PDK ka qenë jashtëzakonisht e përgjegjshme dhe konstruktive dhe po mundohemi të bëjmë çdo gjë në funksion të zhbllokimit…”, tha ajo, /Telegrafi/