
Vazhdimi i sotëm i seancës për konstituimin e Kuvendit ka dështuar. 54 vota ishin për, një kundër dhe asnjë abstenim.
Kryesuesi Avni Dehari ndërpreu seancën duke bërë të ditur vazhdimin e saj më 23 maj në orën 11:00.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me tentimin e krijimit të një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë por PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe as nuk po propozojn kandidatët e tyre për komision e as nuk po marrin pjesë në votim.