
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka deklaruar se për Lëvizjen Vetëvendosje ësht e qartë se çka do, por nuk është e qartë çka do opozita.
Haxhiu tha se Vetëvendosje do që të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdohet me hapa të tjerë, në anën tjetër opozita ka qëndrime të ndryshme.
“Nuk jemi për t’i pëlqyer njëri-tjetrit. Jemi parti politike dhe duhet të sillemi sipas rregullave kushtetuese. Situata është e qartë. Qëndrimi i Vetëvendosjes dihet”,ka thënë Haxhiu.
Ajo tutje shtoj se i takon VV-së për propozimin e kryetarit të kuvendit./rtvmalisheva/