
Shërbimi Diplomatik I BE-së ka njoftuar se përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas,ka nisur vizitën e saj të dytë në Ballkanin Perëndimor.
Përfaqësuesja e BE-së në kuadër të një turneu që nisë sot në Ballkanin Perëndimor,do të vizitojë Kosovën nesër.
“Në Kosovë, përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile.
Ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës më 22 maj në ora 15:45, e transmetuar drejtpërdrejt në EBS.
Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ajo do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it Enriko Barduani.” thuhet në një njoftim të BE-së.