
Kryetari I Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj tha se shumica parlamentare krijohet para se të shkohet në Kuvend.
Limaj shtoj se duhet bërë përpjekje për krijimin e shumicës parlamentare për zgjedhjen e kryetarit e më pas qeverisë.
“Kosova është shtet me shumë telashe. Nuk e kemi luksin e vendeve të rajonit. Nuk e kemi atë luks për arsye të pozicionit të shtetit tonë”, tha Limaj.
Në konferencën e thirrur për media kryetari I Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj bëri të ditur se kësaj partie I bashkohet Forumi I Intelektualëve gjithashtu paralajmëroj Kuvendin Zgjedhor të partisë së tij të dielën e ardhshme./rtvmalisheva/