
Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar me sukses një operacion policor.
“Operacioni policor ka përfshirë dy (2) raste të ndara, që kanë rezultuar me tri (3) kontrolle të vendbanimeve në Fushë Kosovë dhe Malishëvë, si dhe dy (2) arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale”,thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës bënë të ditur se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./rtvmalisheva/