
Përfaqësuesja e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas vizitoi selin e KFORI-it, në Camp Film City në Prishtinë.
Ajo ishte e shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sørensen, dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Kosova, Aivo Orav të ciët u pritën nga Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Përfaqësuesja e Lartë të BE-së Kallas dhe Gjeneral Barduani gjatë takimit diskutuan për stabilitetin rajonal, bashkëpunimin NATO – BE në Ballkanin Perëndimor dhe për rolin strategjik të diplomacisë ndërkombëtare në ri-invigorimin e Dialogut Beograd-Prishtinë.
Më tejë në njoftim thuhet se Gjeneral Barduani theksoi rolin parësor të koordinimit të ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe Bashkimit Evropian në zgjidhjen e çështjeve të mbetura që ende qëndrojnë në rrugën e një mjedisi të pakthyeshëm dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë./rtvmalisheva/