
Deputetja e Nisma Socialdemokrate, Arbëresha Krasniqi ka deklaruar se kryetari i partisë,Fatmir Limaj do të flasë gjerësisht për takimin me Albin Kurti.
Ajo këtë deklaratë e bëri para seancës konstituive të kuvendit të Kosovës.
Krasniqi u pyet nga gazetarët se a do të ketë Limaj mbështetjën e deputetëve për postin e kryeparlamentarit,siq tha ajo Limaj meriton mbështetjen e deputeteve dhe Kuvendit të Kosovës do të vazhdohet apo do t’i kthehet dinjiteti nëse udhëheqë Limaj.
Ajo tutje shtoj se të gjithë ata që në hatërmbetje kanë gjykuar dhe kanë vlersuar,kanë dalur të humbur./rtvmalisheva/