
Sot është Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga Presidenti ynë historik Dr.Ibrahim Rugova, ati themeltar i Republikës sonë, shkruan presidentja e vendit Vjosa Osmani me rastin e 24 majit Dita e Presidentit.
Me rastin e shënimit të kësaj dite Osmani ka shkruar se sot ecim hapave të tij, në përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën sakrifikuan breza të tërë.
E para e shtetit ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook ku shihet krah familjes së ish-presidentit Rugova, video e shoqeruar edhe me fotografi në kujtim të tij.