
Bashkimi Evropian ka nisur t’i heq gradualisht sanksionet ndaj Kosovës. Pas këtij konfirmimi ka reaguar ish-kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri.
Ajo pyet BE-në se a ka filluar t’i vejë sanksione Serbisë për shkuarjen e Vuçiqit në Moskë në kundërshtim me politikat e jashtme të BE-së.
Tahiri shkruan se nuk mund të presim përfundimin e Dialogut të Brukselit dhe as paqe dhe siguri stabile në Ballkan përderisa BE vepron me dy standarde.