
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka uruar ish-presidentin Hashim Thaqi me rastin e Ditës së Presidentit.
Krasniqi shkruan se Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë krenare me ty, Hashim Thaçi.
“Urime Dita e Presidentit, çlirimtar! Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë krenare me ty, Hashim Thaçi. Të presim së shpejti në liri!”, shkruan Krasniqi.