
Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se 24 maji i vitit 1992 shënon një ndër momentet më të rëndësishme në zhvillimin e demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës. LDK në faqen e saj në Facebook shkruan se në këtë ditë u zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë.
“Zgjedhjet e 24 majit përbënin jo vetëm një ngjarje të rëndësishme elektorale, por edhe fillimin e një rrugëtimi të gjatë e të vështirë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, me synimin për ta parë Kosovën një ditë si një shtet të pavarur dhe demokratik. Ky proces shënoi gjithashtu ngjarjen historike të zgjedhjes së Presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili si udhëheqës i Kosovës, u bë udhërrëfyes, misionar, duke udhëhequr me përkushtim dhe vizion një popull të tërë në rrugën e tij për liri, pavarësi dhe demokraci.”
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se Rugova ishte dhe mbetet një figurë e pazëvendësueshme, një prijës shpirtëror dhe politik që orientoi kombin në një periudhë të vështirë dhe në kërkimin për njohjen ndërkombëtare.