
Nga sot deri më 9 qershor 2025 në Kosovë do realizohet ushtrimi më i madh ndërkombëtar, i drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë “𝐃𝐞𝐟𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐞 𝟐𝟓”.
Në këtë ushtrim marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 vende.
“Gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
Kjo lëvizje do të realizohet me qëllim të ekzekutimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 25”, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë periudhës së zhvillimit të ushtrimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Më tejë në njoftim thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës përmes ekzekutimit të këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë./rtvmalisheva/