
Kyreministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se si fitues të zgjedhjeve me 48 deputetë dhe me 9 deputetë te pakicave që i janë bashkuar, e kanë përgjegjesinë për formimin e qeverisë.
Kurti tutje tha se për konstituimin e Kuvendit përgjegjesin e kanë të gjithë deputetët .
Ai tutje shtoj se Kosova e ka një qeveri në detyrë dhe deputetët po gabojnë në pamundësimin e formimit të komisionit për votim të fshehtë,siq tha ai çështja e votimit të fshehtë tashmë është adresuar në Gjykatën Kushtetuese dhe presin një përgjigje sa më të shpejtë.