
Përpjekja e 22-të për konstituimin e legjistaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës ka dështuar.
Formimi i një komisioni për votim të fshehtë nuk kaloj pasi nuk pati kuorum të mjaftueshëm.
Të pranishëm ishin 109 deputet,54 prej tyre votuan për,një kundër dhe asnjë abstenim ndërsa pjesa tjetër e deputetëve nuk morën fare pjesë në votim.
Kryesuesi Avni Dehari ndërpreu senacen duke bërë të ditur vazhdimin e saj më 29 maj në orën 11:00.