
Organizatat e shoqërisë cilvile kanë realizuar një aksion protestues sot para Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Aksioni portestues u realizua për të ngritur zërin kundër bllokadës që po vazhdon në përbërjen e re të legjislativit.
“120 karrige të zbrazëta janë vendosur përballë hyrjes së Kuvendit – një për secilin deputet që, për më shumë se tre muaj, ka dështuar të përmbushë detyrimin më bazik të mandatit të tij, atë të përfaqësimit të qytetarëve përmes një Kuvendi funksional, përfaqësues dhe llogaridhënës. Karriget përfaqësojnë po ashtu boshllëkun institucional, mungesën e vullnetit politik dhe krizën e përfaqësimit që po e paralizon shtetin”,thuhet në njoftimin e KDI-së.
Eugen Cakolli nga KDI tha se ritheksojmë thirrjen ndaj udhëheqësve të partive parlamentare që të marrin përgjegjesinë e tyre institucionale dhe të gjejnë zgjidhje për tejkalim të bllokadës.
“Dialogu, kompromisi dhe përqendrimi në interesin publik duhet të vendosen mbi çdo agjendë tjetër.
Shoqëria civile nuk do të qëndrojë indiferente përballë kësaj situate. Ne do të vazhdojmë të bëjmë presion të vazhdueshëm dhe të kërkojmë llogari, derisa Kuvendi i Republikës së Kosovës të bëhet funksional”,tha Cakolli/rtvmalisheva/