
Këshilli organizativ në kuadër të Oda Ekonomike e Kosovës në një konferencë për media tha se rreth 1300 biznese pritet të protestojnë nesër në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e ZRrE që I obligonë ata të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Protesta do zhvillohet nga ora 10:00 deri në orën 12:00 dhe do vendoset në disa pika kyçe hyrëse të Prishtinës:Veternik, hyrja nga Gjilani,te Dukagjini Center, hyrja për Mitrovicë dhe hyrja nga Podujeva.