
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në kuadër të procesit parapërgatitor për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti, ka pranuar shkresën njoftuese nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) lidhur me numrin e anëtarëve të Kuvendit të Komunave.
Në përgjigje ndaj kërkesës së KQZ-së, shkresa njoftuese e MAPL-së bazohet në numrin e banorëve në komunat e Republikës së Kosovës nga regjistrimi i popullsisë i realizuar në vitin 2024.
Në zgjedhjet lokale që do mbahen këtë vit Malisheva do të ketë numër më të vogël të asambleistëve,
nga 31 sa i ka aktualisht në 27.
Bazuar në numrin e banorëve të regjistruar në vitin 2024,Malisheva hynë në kategorinë e komunave me 30.000 deri 50.000 qytetarë.