
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe ambasadori i Francës në Kosovë Olivier Guérot diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend, krizën institucionale dhe për qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës karshi kësaj situate.
Abdixhiku ritheksoi propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie të Unitetit duke shtuar se një qeveri e tillë përbën një zgjidhje të përkohshme, por të domosdoshme për të tejkaluar ngërçin politik dhe për të rikthyer funksionalitetin e institucioneve demokratike në vend.
Abdixhiku e falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve të rëndësishme shtetformuese dhe demokratizuese; ndërsa vlerësoi se bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës është i domosdoshëm, jo vetëm për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, por edhe për avancimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe për stabilitetin afatgjatë në rajon.