
Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm,përkatësishtë tubimin më gra.
Në fjalën e tij kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kritikuar partit opozitare për mos votimin e Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.
Kurti tha se Haxhiu është gruaja më e votuar e popullit e në vend siq tha ai të respektohet populli e luftojnë Albulenën.
Ai tutje tha se këta deputet e votuan ‘Zajednicën’, amnistimin e kriminelëve serbë në veri, Gjykatën Speciale,demarkacionin me Malin e Zi, të papenduar për këto 4 votime nuk e votojnë Albulena Haxhiun dhe e pamundësojnë kuorumin e Kuvendit për votim të fshehtë.