
Vazhdimi i sotëm i seancës së kuvendit ka dështuar në përpjekjen e 24-të.
Krijimi i një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë nuk u pranua përsëri dhe PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe nuk moren pjesë në votim.
Në seancë të pranishëm ishin 111 deputetë,53 votuan për,një kundër dhe asnjë abstenim.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari ndërpreu seancën duke bërë të ditur vazhdimin e saj më 2 qershor në orën 10:30.