
Gjendja aktuale epidemiologjike në Komunën e Malishevës është nën kontroll dhe deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me Ethe Hermorragjike Krime Kongo(EHHK).
Kështu ka deklaruar, Drejtori i QKMF-së “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë, Afrim Krasniqi duke shtuar se janë 433 raste të pickuara nga rriqrat.
Krasniqi ka deklaruar se e gjithë kjo vije si rezultat i fushatave vetëdijësuese të vazhdueshëm që kanë mbajtur nëpër shkolla të komunës së Malishevës dhe ekipeve profesionale.
Në një intërvist për RTV Malisheva,sa i përketë sëmundjes së fruthit, Krasniqi thot se në komunën e Malishevës nuk ka asnjë rast të konfirmuar.
Ai deklaron se antipropaganda që vaksinimi të merret me kohë ekziston por ato lloj propaganda janë të pakonfirmuara në mënyrën shkencore, duke bërë thirrje që të vaksinohen të gjithë fëmijët.
Krasniqi shtoj se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë qëndron mirë me staf dhe se janë në fazën e grumbullimit të të dhënave për identifikimin e nxënësve të pavaksinuar.
“ Është formuar një grup punues, i rekomanduar nga Instituti Kombëtarë, grup ku përgjegjësi i vaksinimit raporton çdo javë për gjendjen e organizimit për vaksinim”, tha Krasniqi.
Sa i përketë rasteve të pickimit nga rriqrat, Krasniqi shtoj se stafi i urgjencës punon 24 orë, duke shtuar që qytetarët janë vetëdijesuar që mos t’i heqin rriqra vetë por të vijnë në QKMF.
Krasniqi thekson se vaksinimi është e mundësia e vetmë që sëmundja e fruthit të parandalohet, siq thot ai Kosova ka qenë shumë afër zhdukjesë por fatëkeqësisht migrimet,lëvizjet e qytetarëve ka ardhur kjo sëmundje pra fruthi duke i bërë thirrje të vazhdueshme qytetarëve për vaksinim./rtvmalisheva