
Në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme pritet të zhvillojë takime me përfaqësuesit e subjekteve politike.
Lajmin e ka konfitmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina I cili tha se në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese,Presidentja Osmani i ka ftuar partitë politike në takim të mërkurën.
“Menjëherë pas konsultimeve Presidentja Osmani do të bëjë publike datën e zgjedhjeve lokale”, tha Kupina