Kyreministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth arrestimit të pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb(BIA).
Kurti tha se ky rezultat i operacioneve të sulsesshme është udhëhequr nga Agjencia e Kosovës për Intelegjencë në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë.
“Këto raste, përveçse dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, konfirmojnë suksesin tonë në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë.
Rastet përfshijnë: përpjekje për rishkrim të historisë me qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe mohimin e masakrës së Reçakut; infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe në qarqe ekstremiste fetare me qëllim dëmtimin e sigurisë dhe imazhit të shtetit. Njëri nga të dyshuarit (A.V.), pas përballjes me dëshmitë, tashmë ka pranuar fajësinë.”, tha Kurti.
Kurti ka ftuar qytetarët të jenë të vëmendshëm dhe të angazhuar në perpjekjet për një Kosovë të qëndrueshme dhe të pathyeshme ndaj çdo forme kërcënimi.




