
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot mblidhen përsëri në përpjekjen e 29-të për konstituimin e Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga Albulena Haxhiu, e propozuar për kryeparlamentare e as nga tentimi për formimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.
PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe deri më tani nuk kanë pranuar të propozojnë kandidatët e tyre dhe as nuk kanë marrë pjesë në votim./rtvmalisheva