
Komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj ka deklaruar se gjendja e sigurës në Malishevë është stabile dhe siq tha ai Malisheva është njëra ndër komunat më të qeta në Kosovë.
Sipas Zogajt kjo është falë bashëkpunimit të qytetarëve të Malishevës dhe sjellies e përgjegjësisë që kanë ata për sigurin e përgjithshme
Sa i përket rastave të rënda sipas Komandatit Zogaj gjendja është shumë e mirë,veçon raste më të lehta.
“Zakonisht ne i planifikojmë disa masa,disa aktivitete operative që i ndërmarrim dhe fokusohemi në planifikimin e operacioneve tona.
Ne jemi fokusuar edhe në sigurin e shkollave fillimish, në sigurin e komunikacionit rrugorë edhe incidenteve të tjera që ndodhin në komunën tonë”,tha Zogaj.
Në një intervistë për RTV Malisheva, Zogaj flet për aktivitetët e ndërmarra nëpër shkollat e Komunës së Malishevë,monitorimin e nxënësve e ligjerata e mbajtura.
Komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj falenderon komunitetin e Malishevës për bashkëpunimin që kanë me Stacionin Policor, duke i vlersuar takimet e përjavëshme që mbajnë me qytetarë, për ndihmën dhe bashkëpunimin.
Tutje Zogaj flet edhe për sigurin në trafik rrugor, ku sipas tij masat për sigurin e qarrkullimit të pandërprerë të mjeteve.
Zogaj tha se prezenca e bashkëatëdhetarëve gjatë mujave në vijim bënë që të shtohet fluksi i qarkullimit dhe për këtë Stacioni Policor në Malishevë do t’i rrit aktivitete policore me pika të kontrrollit, fokus i veqant i kushtohet shpejtësisë pastaj parkingut të parregullt e disa shkelje të tjera që janë në monitorim të pandërprerë.
Problem tjetër të qytetarëve, Zogaj e cilëson edhe problemin e pronësis, pasi sipas tij këto raste trajtohen në gjendjen civile dhe në Gjykatën e Komunës së Malishevës duke kërkuar nga qytarët që këto raste të drejtohen në adreësë e duhur ani pse Policia përgjigjet duke qenë prezent dhe ofron ndihmë.
Komandanti Zogaj kërkon nga qytetarët të bashkëpunojnë pasi sipas tij siguria është përgjegjësi e përbashkëtë./rtvmalisheva