
Me rastin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kujtutuar me nderim sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të çdo dëshmori që dha jetën për lirinë e Kosovës.
“Në këtë datë të shenjtë të historisë sonë, kujtojmë me nderim të thellë sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të çdo dëshmori që dha jetën për lirinë e këtij vendi. UÇK-ja, më shumë sesa një ushtri, ishte mishërimi i aspiratës shekullore të popullit tonë për liri dhe dinjitet.”
Krasniqi përmes një postimi në Facebook shkruan se rikthehemi në Prekaz, pasi këtu i ka rrënjët liria dhe këtu nisi zjarri i shpresës.
Krasniqi tutje shkruan se nuk i harrojm miqtë tanë ndërkombëtarë – në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n dhe do jemi përjetësisht mirënjohës për mbështetjen.
Kreu i PDK-së përmend edhe çlirimtarët që gjenden në Hagë duke shprehur shpresën që ky përvjetor do jeti i fundit që e shënojm pa prezencën e tyre.
“Këtë përvjetor, me shpresën e thellë se do të jetë i fundit që e shënojmë pa ta, e urojmë me zemër për çlirimtarët tanë që padrejtësisht po mbahen në Hagë: Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, Deputetin Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre. Lufta e tyre ishte e drejtë dhe e pastër, sepse ishte lufta dhe përpjekja e një populli të tërë, që për shumë breza sakrifikoi për liri.” shkruan Krasniqi.