
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me rastin e 26 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës përmes një postimi në Facebook shkruan se kujtojmë 12 qershori e vitit 1999, datën historike për popullin dhe shtetin e Kosovës.
Abdixhiku thekson se Çlirimi erdhi si rezultat i një rrugëtimi të gjatë i përpjekjes së gjeneratave të tëra; erdh si dritë e fundme e paqësorëve të 90-tave, besimi i të cilëve s‘reshturi së pushuari kurrë; përmes angazhimit paqësor dhe vizionar të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe më pas përmes qëndresës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i LDK-së tutje shkruan se falë përkushtimit të popullit të Kosovës dhe ndihmës së miqve ndërkombëtarë, e drejta dhe liria triumfuan.
“Pra, e ardhmja jonë është e skicuar dhe projektuar në fjalë të Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, “Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO dhe BE, e me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”; vizioni i të cilit na shërben si udhërrëfim politik në secilin hap tonin!” shkruan Abdixhiku.