
Izraeli ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Iran, duke goditur objektiva të ndërlidhura me programin bërthamor të vendit. Sulmet kanë ngritur ndjeshëm rrezikun e një lufte të gjithanshme mes dy rivalëve të vjetër të Lindjes së Mesme.
Deri më tani, ky duket të jetë sulmi më i madh që Irani ka përjetuar që nga lufta me Irakun në vitet ’80. Mediat raportojnë për disa objekte të goditura në zona të ndryshme të vendit.
Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se sulmi ishte i domosdoshëm për të parandaluar një kërcënim të afërt nga Irani, i cili sipas tyre po përpiqej të zhvillonte bomba bërthamore në fshehtësi. Ata kanë paralajmëruar se hakmarrja e Teheranit mund të përfshijë edhe sulme ndaj civilëve në Izrael.
Në Uashington, administrata Trump, e cila më herët kishte paralajmëruar Izraelin kundër një sulmi mes negociatave që po vazhdonin, tha se nuk është e përfshirë në sulm dhe paralajmëroi Iranin që të mos ndërmarrë sulme hakmarrëse ndaj interesave apo personelit amerikan./rtklive