
Kryetari i Organizatës së Vetëranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Malishevë, Metush Kryeziu deklaroj se 12 qershori-Dita e Çlirimit të Kosovës është e zbehur pasi siq tha ai protagonistët kryesor të cilët dhanë për lirinë e vendit gjenden në Hagë padrejtësishtë.
Në një intervistë për RTV Malisheva, Kryeziu deklaroi se ky proces është montim politikë, me dokumente e dosje të Serbis e Rusis.
Ai tutje tha se si popull nuk po e kuptojm që në Hagë nuk po dënohet individi por Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Kryeziu pati kritika për udhëheqësit e institucioneve për mos formimin e qeverisë duke thënë se është turp që të mos formohet parlamenti.
“Në vend që të mos merremi me këtë çështje se ata burra gjenden atje padrejtësisht, të japim kontributin tonë sepse Amerika po e jep kontributin e vetë por pa dashur ne askush nuk të ndihmon” tha Kryeziu./rtvmalisheva