
Ministria e Punëve të Jashtmë e Republikës së Kosovës ka reaguar pas sulmeve ajrore të Izraelit mbi Iran, duke u bërë thirrje qytetarëve që janë në Izrael të qendrojnë në vende të sigurta.
MPJD ka ftuar qytetarët që për çdo nevojë për ndihmë të kontaktojnë Ambasaden e Kosovës në Izrael.
Njoftimi i plotë:
🚨 Njoftim për qytetarët e Republikës së Kosovës në Izrael
Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.
👉 Ju lutemi të ndiqni me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://ëëë.oref.org.il/eng
☎️ Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin:
+972 (0) 586 340 450.