
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar në tentimin e 31-të.
Edhe këtë herë Lëvizja Vetëvendosje insistoj në krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe të propozojnë kandidatët e tyre për komision,por të njejta nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.
Nga 80 deputetë sa ishin në sallë, 47 votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kryesuesi Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur vazhdimin e saj më 15 qershor, në orën 11:00./rtvmalisheva