
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti sot në një ceremoni zyrtare një delegacion nga shteti amerikan i Iowa-s, i udhëhequr nga Gjeneral Majori (në pension) Timothy Orr dhe Kryetarja e qytetit Johnston, Paula Dierenfeld.
Në fjalën e tij, Zëvendësministri Ahmeti vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të Gjeneralit Orr në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s, veçanërisht në fushat e bashkëpunimit ushtarak, arsimor dhe institucional. Ai theksoi se ky partneritet është një model i miqësisë së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Zëvendësministri shprehu gjithashtu mirënjohje për znj. Dierenfeld, duke vënë në pah rolin e saj të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit në nivel lokal dhe në ndërlidhjen e komuniteteve.
Në fjalët e tyre, Gjenerali Orr dhe Kryetarja Dierenfeld falënderuan për mikpritjen, duke theksuar se Republika e Kosovës mbetet një aleate e përhershme e Iowa-s dhe se thellimi i bashkëpunimit është prioritet për të dyja palët.
Në fund të ceremonisë, Gjenerali Orr prezantoi dhuratat simbolike të përgatitura nga delegacioni i Iowa-s, si shenjë respekti dhe miqësie ndaj institucioneve të Kosovës.
Kjo vizitë dëshmon përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Iowa-s, të mbështetura në vlera të përbashkëta dhe partneritet të qëndrueshëm