Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar në tentimin e 33-të.
Si herave të tjera edhe kësaj radhe Lëvizja Vetëvendosje tentoi në formimin e një komsioni ad-hoc për votim të fshehtë, por PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe nuk propozuan kandidatët e tyre për komision dhe as nuk morën pjesë në votim.
Në sallë të pranishëm ishin 100 deputët, prej tyre për votuan 51, kundër ishte një dhe asnjë abstenim.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur vazhdimin e saj më 19 qershor, në orën 10:00.




