
Kryeministrin në detyrë Albin Kurti përes rrjetit të tij social Facebook ka uruar për fitoren e Distria Krasniqit dhe Laura Fazliu në Kampionatin Boteror të mbajtur në Budapest të Hungarisë.
Distria Krasniqi mori medaljen e argjendtë në kategorinë e 52 kilogramë, ndërësa Lura Fazliu mori medaljen e bronztë në kategrinë deri me 63 kilogramë.
Kryeministri Kurti tutje tha se me këto dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë, Kosova e mbyll këtë kampionat me sukses dhe e çon në 10 numrin total të medaljeve botërore, dyfishi i atyre olimpike.
“Dy vajza, dy podiume, një ekip që vazhdon të na bëjë krenarë.
Pas suksesit të Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë, Laura Fazliu siguroi edhe një medalje për Kosovën në Kampionatin Botëror të Xhudos. Kjo është medalja e dytë botërore e Laurës. Me qetësi dhe vendosmëri, ajo u ngjit sërish në podiumin e shkëlqimit, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe forcën e kampionëve tanë.
Urime Laurës, Distrias, trajnerit Driton Kuka, Federatës së Xhudos dhe tërë komunitetit sportiv!”-shkruan Kurti