
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me rastin ditëlindjes së profesor Ukshin Hoti ka vizituar Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe.
Kryeministri Kurti nderoi veprën dhe jetën e Ukshin Hotit duke shtuar se do të jemi krenarë e mirënjohës për trashëgiminë e tij politike e kombëtare
“Profesor Ukshin Hoti është një figurë dhe mendje e papërsëritshme.
Aq e thellë për nga mençuria, aq e gjerë për nga dija dhe aq e lartë për nga idetë saqë ne e kemi obligim t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes tekstet e tij në mënyrë që të ngrihemi në nivel të detyrës kombëtare dhe historike për të ecur përpara për Republikën e Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi.
Ai sot do të kremtonte ditëlindjen e 82-të. Jemi me mall sepse nuk është fizikisht me ne dhe të pikëlluar sepse fati i tij nuk është zbardhur ende, por asnjëherë nuk do të rreshtim së kërkuari të vërtetën e drejtësinë dhe gjithmonë do të jemi krenarë e mirënjohës për trashëgiminë e tij politike e kombëtare.”- shkruan Kurti./rtvmalisheva