
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka nisur vizitën zyrtare në Hungari, ku u prit me nderime ushtarake në Budapest.
Presidentja Osmani tha se potenciali për rritjen e bashkëpunimi Kosovë-Hungari është i madh dhe se Kosova mbetet e përkushtuar për të hapur kapituj të rinjë në marrëdhëniet me Hungarin.
E para e shtetit theksoj se në takim me Presidentin hungarez, Tamás Sulyok, ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për rolin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it, për mbështetjen e dhënë studentëve të Kosovës ndër vite, si dhe për iniciativat që kanë afruar edhe më shumë të dyja vendet.