Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në ambientet e Rezidencës Britanike përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, me qëllim që të bisedohet rreth gjendjes së demokracisë në vend.
Gjatë këtij takimi, ambasadori Hargreaves vlerësoi kontributin dhe ekspertizën e organizatave joqeveritare, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në proceset politike.
Ai gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e përfshirjes aktive të shoqërisë civile në kapërcimin e krizave politike, për të ndihmuar krijimin e institucioneve të reja legjislative dhe ekzekutive që do të adresojnë nevojat e qytetarëve të Kosovës.




