Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest.
Gjatë takimit u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve.
“Në takim me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve.
Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë. ” shkruan Osmani.




