Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta pranë Kompleksit Memorial “Heroinat”, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.
Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare, Agjencia për Barazi Gjinore shënoi 20-vjetorin e themelimit të saj dhe me këtë rast, në ambientet e parkut “Heroinat”, organizoi një aktivitet simbolik sensibilizues, “Gjelbërimi i Ambientit”, me bimë dekoruese. “Me mbjelljen e bimëve nderojmë dhembjen, sakrificën dhe guximin që nuk do të harrohet kurrë!”, thuhet në mbishkrimin e pllakës së vendosur aty në kujtim të grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.




