Vazhdimi i 34-të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka dështuar.
Kryesuesi i senacës konstituive, Avni Dehari ka kërkuar nga partitë PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, NISMA dhe Lista Serbe që të propozojnë kandidatët e tyre për formimin e një komsioni ad-hoc, për votim të fshehtë, kërkesë kjo nga LVV-ja, por partitë në fjalë nuk kanë pranuar dhe nuk morën pjesë në votim.
Për kanë votuar 51 deputetë, kundër një dhe asnjë abstenim.
Kryesuesi Dehari ndërpreu seancën dhe konfirmoj vazhdimin e saj më 21 qershoë, në orën 10:30./rtvmalisheva




