Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se nesër, më 21 qershor 2025, në ora 10:00, do të zhvillohet Provimi i Maturës Shtetërore, ku do të marrin pjesë rreth 18.800 maturantë. Rezultatet do të shpallen deri më 30 qershor.
MAShTI ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e testit, përfshirë angazhimin e mbikëqyrësve dhe ekipeve të IT-së.
Ministria rikujton maturantët të respektojnë rregullat, veçanërisht ndalimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike, pasi hyrja me to nuk do të lejohet. Pas orës 10:00, hyrja në qendrat e testimit do të mbyllet.
MAShTI u uron sukses të gjithë maturantëve.




