Presidenti ukrainas shprehet se Kremlini po mbështet regjimet që rrezikojnë botën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për mbështetje ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut, duke e cilësuar këtë si një kërcënim të rrezikshëm global. Sipas tij, Kremlini po ndihmon Teheranin në programin bërthamor dhe furnizon me armë agresionin ndaj Ukrainës.
Zelensky tha se dronët Shahed të Iranit dhe raketat e Koresë së Veriut po përdoren nga Rusia për të vrarë civilë në Ukrainë. Ai kërkoi masa më të forta dhe sanksione më të ashpra ndaj këtyre vendeve.
Deklarata erdhi pasi Zelensky vizitoi zonën e sulmuar nga raketat në Kiev, ku humbën jetën mbi 20 persona. “Ky është terror i drejtpërdrejtë nga Moska, kjo tregon qartë se solidariteti dhe presioni global nuk janë të mjaftueshme. Ne duhet të shtrëngojmë ndjeshëm sanksionet”
” theksoi ai.




