KESCO njofton publikun se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar.
“ Njësia A3 është duke prodhuar rreth 110 megavatë sot, ndërsa pjesa tjetër e kërkesës do të mbulohet përmes importit të energjisë.
Në të njëjtën kohë, konsumi i përgjithshëm ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, kryesisht për shkak të përdorimit më të madh të kondicionerëve si pasojë e temperaturave të larta.
Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje, KESCO ka siguruar importet e nevojshme nga tregjet ndërkombëtare dhe po vazhdon të punojë intensivisht për të përmbushur nevojat në rritje për energji.” thuhet në njoftim.
KESCO u bënë thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë, veçanërisht përmes përdorimit më efikas të paisjeve për ftohje, duke shtuar se çdo kilovat-orë I kursyer ndihmon në lehtësimin e ngarkesës në sistem dhe ul koston e përgjithshme të energjisë




