Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një tjetër konferencë me gazetarët ka bërë publike një tjetër video skandaloze që iu paraqit Grupit Parlamentar të PPE-ve në Këshillin e Europës, ku vërtetohet farsa elektorale e 11 majit.
‘Grupi parlamentar i PPE-së në Këshillin e Europës, u njoh sot me një video shokuese nga farsa e 11 majit’, theksoi Berisha gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu.
Në konferencën e zhvilluar këtë të hënë me gazetarët, lideri i opozitës Sali Berisha ka publikuar të tjera pamje, që dëshmojnë farsën elektorale të 11 majit.
Berisha tha se qytetarët shqiptarë duhet të ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore.
Gjatë konferencës, lideri i demokratëve, Sali Berisha theksoi se farsa e 11 majit do të jetë objekt i një serie veprimesh ndërkombëtare.
Ai njoftoi se prova të forta për manipulimet zgjedhore do të dërgohen në institucione të rëndësishme, duke përfshirë Kongresin dhe Senatin amerikan, parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe organizatat ndërkombëtare.
Sipas tij, edhe pse raporti përfundimtar nuk është mbyllur ende, këto prova janë tashmë të njohura dhe diskutohet në nivele zyrtare ndërkombëtare.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh në konferencën me gazetarët se qeveria, nëpërmjet kërcënimeve dhe shantazheve i kërkonte vëzhguesve në zgjedhjet e 11 majit, të tregonin se ku i kishin faktet për raportin paraprak.




