Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas sulmit të Iranit në Katar.
Sulmi më raketa i Iranit, cak kishte disa baza amerikane.
Hoxhaj e ka quajtur këtë tentim si akt i rëndë agresioni që synon destabilizimin e rajonit.
“Vlerësoj reagimin e shpejtë dhe të koordinuar të SHBA-së dhe Katarit. Në këto momente sfiduese, qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit global.” shkruan Hoxhaj në Faceebook./rtvmalisheva




