Qendrim Berisha është zgjedhur kursanti më i mirë ndërkombëtarë me titullin “Comera Cup”
Nënoficer Qendrim Berisha nga Forca e Sigurisë së Kosovës e ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm Kursin Ndërkombëtar për Teknik të Municioneve (International Technician Ammunition Course) në Mbretërinë e Bashkuar dhe është zgjedhur kursanti më i mirë ndërkombëtarë me titullin “Comera Cup” në kuadër të studentëve ndërkombëtar nga Gana, Estonia dhe Kuvajti.
Kursi zhvillohet në tri module ku pjesëmarrësit në modulin e parë përgatiten me njohuri të përgjithshme të municioneve, duke filluar nga përbërja kimike e municioneve, prodhimi, identifikimi, njohuri për kalibra të ndryshëm deri tek mortajat, minat, raketat anti-tank si Javeline, Nlaw etj.
Moduli i dytë përfshin planifikimin dhe vendimmarrjen për ndërtimin e depove të municioneve duke u bazuar në rregulla dhe doktrina ndërkombëtare, inspektimet, si dhe llojet e transporteve ndërkufitare dhe moduli i tretë përfshin fushën praktike dhe teorike të asgjësimit të municioneve.




